Presidenti ukrainas Volodimir Zelensky pohon se Rusia e ka refuzuar propozimin për armëpushim gjatë festave të Pashkëve, por shtoi se ende ka shpresë për paqe.
Ai gjithashtu e akuzoi Rusinë se ka planifikuar të falsifikojë referendum për pavarësi në rajonet e pushtuara jugore Herson dhe Zaporozhje.
Zelensky u bëri thirrje banorëve të atyre zonave të pushtuara nga Rusia që të mos u japin forcave ruse asnjë informacion personal, siç janë numrat e pasaportave.
