Zelensky me mesazh për trupat rus

TË FUNDIT

Gjatë natës presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky përmes një videomesazhi u shpresh shumë optimist për bisedimet e radhës më Rusinë.

Ai pretendoi se Rusia ka filluar ta kuptojë se fitorja nuk vjen në fushën e betejës.

“Ata tashmë kanë filluar të kuptojnë se nuk do të arrijnë asgjë me luftë”, ka thënë Zelensky.

Ai iu drejtua trupave ruse me një mesazh.

“Nëse dorëzoheni para forcave tona, ne do t’ju trajtojmë ashtu siç supozohet të trajtohen njerëzit”, ka thënë tutje presidenti ukrainas.

Zelensky shprehu mirënjohjen për gruan që vrapoi gjatë programit të lajmeve në Channel 1, me një shenjë kundër luftës./21Media

error: Content is protected !!