Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të mërkurën nga Vilnius, ku mori pjesë në Samitin e NATO-s, se ai e kupton se mbështetja e Perëndimit për vendin e tij varet nga situata në front.
“Ju dhe unë duhet të kuptojmë se e gjithë kjo varet nga ajo që ndodh në fushën e betejës. Ne nuk mund të qëndrojmë në vend dhe të presim që dikush të na mbështesë për dekada,” tha ai.
Zelensky shtoi se Ukraina nuk do të kufizohet në “ngrirjen” e vijës së frontit, por synon të rimarrë të gjitha territoret e saj të okupuara.
“Ne duam të rikuperojmë territoret tona, të rivendosim sigurinë në tokën tonë, të arrijmë kthimin e atyre që u detyruan të largohen nga vendi” dhe “të shtypin të gjitha krimet (ruse).”, shtoi ai.
