Zelensky: 97 fëmijë janë vrarë që prej nisjes së pushtimit rus

TË FUNDIT

Presidenti ukrainas Volodymir Zelensky tha gjatë takimit online me deputetët kanadezë se pothuajse njëqind fëmijë kanë vdekur gjatë pushtimit rus të Ukrainës.

Presidenti i Ukrainës shpjegon se qyteti jugor i rrethuar i Mariupolit ka mbetur pa rrjete komunikimi dhe pothuajse nuk ka ushqim.

Zelensky shton se 97 fëmijë janë vrarë që nga fillimi i luftës.