Zelenski: Më shumë se 100.000 pushtues rusë janë në Ukrainë

TË FUNDIT

Presidenti ukrainas, Vollodimir Zelenski, deklaroi se në Ukrainë gjenden më shumë se 100.000 pushtues rusë, lajmëroi agjencia shtetërore ukrainase Ukrinform.

Zelenski këtë informacion e ndau në bisedë me kryeministrin indian, Narendra Modi.

“Kam biseduar me kryeministrin indian, Narendra Modi dhe e informova për rrjedhën e  agresionit rus në Ukrainë. Më shumë se 100.000 pushtues gjenden në territorin tonë. Ata fshehurazi qëllojnë në ndërtesat banesore. I bëra thirrje Indisë të na japë mbështetje  politike në Këshillin për Siguri të KB-së për ta ndaluar  së bashku agresorin!”, shënoi Zelenski në Tuiter.

Presidenti rus Vlladimir Putin, më 24 shkurt e paralajmëroi dhe menjëherë e urdhëroi fillimin e operacionit special luftarak në Ukrainë. Menjëherë pastaj, raketat ruse  qëlluan një numër të madh të qyteteve ukrainase dhe ishin sulmuar  objektet ushtarake të forcave të armatosura ukrainase.