Zelenski bëri thirrje të dënohen “pseudo-referendumet” ruse

TË FUNDIT

Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski i bëri thirrje mbrëmë botës që të dënojë “pseudo-referendumet” e organizuara nga Rusia që po zhvillohen aktualisht në katër territoret që ajo ka pushtuar në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit të saj.

Në fjalimin e tij të përditshëm drejtuar kombit, Zelenski shprehu besimin se “bota do të reagojë saktë ndaj pseudo-referendumeve” dhe se ai “do t’i dënojë qartë ato”.

Referendumet po zhvillohen në rajonet  Lugansk, Donjeck, Herson dhe Zaporozhje nga data 23 deri më 27 shtator në mënyrë që këto pjesë të Ukrainës t’i bashkohen Rusisë.

Presidenti rus Vlladimir Putin bëri diçka të ngjashme në vitin 2014 kur aneksoi Krimenë. Dhe më pas ai bëri një votim të paligjshëm që u dënua nga komuniteti ndërkombëtar.

error: Content is protected !!