Zelenski bashkë me nxënësit në ditën e parë të vitit të ri shkollor! Në Irpen shkolla u rinovua pas luftimeve në mars

TË FUNDIT

Presidenti i Ukrainës, Vlodimir Zelenski me rastin e nisjes së vitit të ri shkollor, ka vizituar një shkollë në Irpen të Ukrainës, përcjell TV21. Zelenski thekson se shkolla në fjalë ishte dëmtuar gjatë luftimeve në mars, ndërsa para vitit të ri shkollor e njëjta është rinovuar.

“Dita e Dijes në një nga shkollat ​​e Irpen. Institucioni pësoi gjatë luftimeve në mars, por para fillimit të vitit të ri shkollor, u riparua. Sot fëmijët tanë shkojnë për herë të parë në shkollë ose kthehen në mësim, duke vazhduar shkollimin. Ata do të kenë mundësinë të shohin, dëgjojnë dhe njohin Ukrainën. Ne po punojmë për të siguruar që çdo institucion arsimor ukrainas i dëmtuar nga lufta të rifillojë punën dhe fëmijët tanë të jenë të sigurt dhe asgjë mot t’i pengoj për fituar njohuri”, ka shkruar mes tjerash Zelenski.