Zejdi: Kisha respekt për Selën, sot përfundon ky respekt, kemi pasur një bashkëpunim shumë të mirë!

TË FUNDIT

Skender Rexhepi nga Alternativa, sonte në ClickPlus theksoi se ka pasur respekt për kryetarin e ASH-së, Ziadin Sela, por se ai respekt është humbur. Zejdi mes tjerhash tha se me të gjithë deputetët e ASH-AAA ka pasur një bashkëpunim shumë të mire.

“Nuk përdori fjalor që ka përdorur kryetari i ASH-së, unë kam respekt për atë personalisht, për subjektin që drejton, posaçërisht për të gjithë deputetët e ASH-së, të cilët deri sot kemi qenë pjesë e një grupi parlamentar me të cilën besoj se ka qenë grupi më i mirë parlamentar. Sot u thye ai respekt që dikush përdor për bashkëudhëtarin politik fjalën gënjestër. U thye ai respekt, por le t’i qëlloi për nderë atij”, tha Zejdi në ClickPlus në TV21.