Zejdi do të formojë parti të re politike, do ua shtri dorën e bashkëpunimit të gjithë atyre që dolën nga Alternativa

TË FUNDIT

Deputeti Skender Rexhepi Zejdi edhe zyrtarisht e konfirmoi në SummerClick se do të formojë parti të re politike. Tha se kjo vjen ngaqë udhëheqësia Alternativës nuk i dhanë mundësi ndryshimi në parti dhe se nuk e sheh veten si pjesë të asnjë subjekti tjetër aktiv në politikë. Ose duhet të largohem nga politika ose, duhet të rrugëtoj politikisht disi”, deklaroi ai.

“E keni parë edhe te llogaridhënia dhe me takim me qytetarët, se ka përkrahje nga qytetarët për rrugëtimin politik që bëj unë. Pasi nuk e shoh veten te asnjë subjekt politik, sepse e kisha bindjen se te Alternativa duhet të jap shërbimin tim, sepse dalja ime e dëhsmoi se ndryshimi duhet medoemos të bëhet, por e pash se kjo nuk mund të ndodh, kështu që sipas gjitha gjasave do të rrugëtojmë në një rrugëtim të ri politik, bashkë me strukturat që i kemi. Do ua shtri dorën e bashkëpunimit gjitha atyre të cilët kanë dalë nga AAA, që së bashku ta kurorëzojmë më një rrugëtim të ri politik”, tha Skender Rexhepi Zejdi – deputet.

Rexhepi e pranoi se në shoqëri numri i partive shqiptare duket i madh, por megjithatë tha se në zgjedhjet e ardhshme shqiptarët do të shkojnë në dy taborë, duke aluduar në Frontin Europian dhe Bllokun Opozitar.

“Për fat të keq ndoshta në shoqërinë tonë duken se janë shumë, edhe realisht është ashtu, po për fat të mirë fillojnë kështu qetësimet politike dhe fundja deri në zgjedhjet e ardhshme do të shkohet në dy tabore politike, ku mund të ndodhe që në herën e parë në histori pluralizmit, shqiptarët të shkojnë me dy tabore në zgjedhje”, deklaroi Skender Rexhepi Zejdi – deputet.

Duke folur për bllokun opozitar Zejdi tha se e ka qenë e pritur bashkëpunimi mes Alternativës dhe Besës, por që e ka befasuar Lëvizja Demokratike e Izet Mexhitit.

“Ka qenë e pritshme që të takohen Alternativa me Besën, për faktin se deri sa i ndau atëherë ideali, tash i bashkon mundësia e interesit. AAA për të shpëtuar nga zhbërja e sheh shëptimin te BESA.

Ajo që më befasoi negativisht, ishte fakti që Lëvizja Demokratike u bashkëngjit në këtë kohë me këto, një subjekt politik që është në themelim e sipër, që nuk ka struktura ende, as degë as nëndegë, ku mundeshte shumë lehtë të merr aktivistë edhe nga Besa edhe nga Alternativa, gjithë të pakënaqurve”, pohoi Skender Rexhepi Zejdi – deputet.

Zejdi foli edhe për ndarjen e rrugëve me zëvendësministrin e kulturës Daim Luçi,  i cili erdhi në këtë pozicion pikërisht me propozim të tij. Zejdi tha se pa asnjë arsyetim ai ka nisur të largohet.