Zehra e Makedoni talentët e matematikës: Kjo lëndë sa është dhunti, aq kërkon edhe punë

TË FUNDIT

Në kohë rekorde përfundoi studimet për matematikë me notë mesatare 9.58. Për rezultatin e arritur Zehra Ebibi u zgjodh studentja më e mirë në fakultetin Matematiko-Natyrorë pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”

“Matematika aq sa është dhunti aq kërkon edhe punë. Një dhunti të cilën ta fal Zoti dhe ti nëse nuk e kultivon dhe nuk punon për të, ajo për kohë të shkurt ndoshta do të shuhet brenda teje”- deklaroi Zehra Ebibi, studente.

Zehra në emisionin “Pastel” të TV21, tha se suksesi saj nuk ka ardhur rastësisht, por me shumë punë dhe sakrificë.

“Unë e mbaj mend që gjatë studimeve kam kaluar shumë net pa gjumë. Orë të tëra në leximore sa që ndonjëherë e ndjeja sikur jetoja aty e jo në shtëpi”- tha Zehra Ebibi, studente.

Ndonëse sakrifica për të mësuar u kthye në sukses me nota të larta, Zehra thotë se qëllimi i saj nuk ishin notat, por dituria.

“Notat maksimale nuk ka qenë shumë primare për mua, ajo që ka qenë më primare ka qenë marrja e diturisë dhe puna e vazhdueshme për një lëndë të caktuar. Ka qenë shumë e rëndësishme për mua që t’i kryej studimet në kohë dhe kam punuar shumë për të arritur këtë qëllim. Pastaj rezultatet e mira kanë ardhur edhe si rezultat i punës dhe i sakrificave”- pohoi Zehra Ebibi, studente.

E ndërkohë në Maqedoni kemi edhe Makedon Dimitrievskin, një gjeni tjetër i matematikës. Inteligjenca e tij IQ është 134. Makedoni ka fituar medalje të artë në nivel botëror në garën e lëndës së matematikës ku pjesëmarrës ishin 4000 garues. Ndonëse është klasa e dytë, ai i zgjidh detyrat e shkollave të mesme.
“Mua filluan të më interesojnë gjërat kur filloi të më interesoj madhësia e galaktikës dhe unë i shkrova me një listë për katër orë të gjithë elementet në botë nga atomet më të vogla tek shtetet. Planetët, yjet dhe universet, të gjithë i shkrova”- thotë Makedon Dimitrievski, nxënës.
Si Zehra edhe Makedoni për momentin kanë nga një dëshirë, që në të ardhmen të bëhen profesorë të matematikës.