Zehofer: Gjermani mendon për kufizime të mëtutjeshme të udhëtimeve

TË FUNDIT

Gjermania mendon për ashpërsim të mëtutjeshëm të kufizimeve për udhëtime, por edhe për ulje dramatike të komunikacionit ajror për shkak të shqetësimit nga mutacionet e reja të virusit korona, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Horst Zehofer.

Sipas tij, ministria bisedon me Qeverinë gjermane për shtyrjen e të gjitha udhëtimeve të panevojshme, transmetoi Si-En-En.

“Kërcënimi nga numri i madh i mutacioneve të virusit kërkon masa dramatike. Kjo përfshin kontrolle dukshëm më të përforcuara kufitare, veçanërisht në rajonet me rrezik të lartë, por, gjithashtu edhe ulje të komunikacionit ajror drejtë Gjermanisë në gati zero, siç bën Izraeli për momentin që t’i parandalojë mutacionet e viruseve të hyjnë në vend”, sqaroi Zehofer.

Zëdhënësi i MPB-së gjermane shtoi se qytetarët presin që në mënyrë më të mirë të mundshme të mbrohen nga shpërthimi i numrit të të sapoinfektuarve.

Zehofer shtoi se ky vendim do të shqyrtohet në nivel kombëtar nëse nuk ndërmerren masa të kënaqshme në nivel të BE-së.