Zeh vazhdon me biznes relacionet në RMV, produkte me bazë kanabisi do të eksportohen në Gjermani?

TË FUNDIT

Deputeti gjerman i cili dha dorëheqje për shkak të lobimit për Gruevskin, Tobias Zeh, është në krye të Bordit Drejtues të kompanisë “FarmKan” (PharmCann Deutschland AG). Kjo kompani lidhet me kultivim të kanabisit në Maqedoninë e Veriut për qëllime mjekësore. Partneri i Zehut në Shkup është Zllatko Keskovski, i cili është ish-zëvendës drejtor i DSK-së dhe shef i sigurimit të ish-Presidentit, Boris Trajkovski. Keskovski është shef i Bordit Mbikëqyrës të “FarmKan-Gjermani” dhe ka licencë për kultivim të kanabisit në vendin tonë. Qëllimi është “të ndërtojmë rrjet shitës për Gjermaninë”, thotë Zehu.

E kontaktuam edhe Keskovskin lidhur me këtë bashkëpunim.

“Bashkëpunimi filloi me komunikim mes FarmKan Interneshënall BV dhe Beceptum Interneshënall GmbH në tremujorin e dytë të vitit 2019. Prej asaj periudhe deri në ditën e sotme kanë relacione normale biznesi, sa u takon kompetencave të z.Zeh si menaxher drejtor dhe z.Keskovski si kryetar i Bordit Mbikëqyrës të FarmKan-Gjermani AG”, thonë nga “FARMAKAN INTERNESHËNALL”.

PharmCann Deutschland AG është pjesë e grupacionit Pharmacann International BV me seli në Varshavë, Poloni, ku drejtor ekzekutiv është z. Zllatko Keskovski. Grupacioni Pharmacann International BV ka kompani të licencuara në Poloni, Gjermani, Kroaci, Brazil, Maqedoni dhe Uzbekistan. Vazhdon procedura për kapacitet të ri prodhues në Greqi dhe kompani të re për distribuim në Ukrainë. Në tremujorin e dytë të vitit 2019, Pharmacann International BV kanë filluar komunikim me kompaninë Beceptum Intеrnational GmbH, me seli në Munih, Gjermani me qëllim që të vendoset rrjet shpërndarës e produkteve të saj farmaceutike në bazë të kanabisit në tregun gjerman. Për shkak të rregullave komplekse dhe të rrepta për plasim të produkteve farmaceutike në Gjermani dhe BE, procesi ka filluar në 2019. PharmCann Deutschland AG ka marrë licencë gjermane për shitje me shumicë dhe licencë për prodhim që zbatohet për BE. Planifikojnë që t’i ofrojnë produktet e para në Gjermani këtë vit.