Ecja është një formë e shkëlqyer ushtrimi që mund të ndihmojë në humbjen e peshës, duke ofruar gjithashtu shumë përfitime shëndetësore në përgjithësi.
Edhe pse shumë pyesin nëse mund të arrijmë humbje peshe duke ecur, e vërteta është se kjo varet nga shumë faktorë, ndër të cilët më të rëndësishmit janë pesha juaj dhe shpejtësia e ecjes.
Për shembull, nëse peshoni 68 kg dhe ecni me shpejtësi 4 km/h për një orë do të digjni 204 kalori, ndërsa nëse peshoni 82 kg dhe ecni me të njëjtën shpejtësi do të digjni 246 kalori
Disa faktorë të tjerë që ndikojnë në numrin e kalorive që djegim gjatë ecjes janë lloji i tokës, temperatura e mjedisit, gjinia dhe mosha.
Hulumtimet tregojnë se ecja për një orë në ditë me një ritëm të shpejtë do t’ju ndihmojë të humbni peshë, thjesht duhet një kohë e gjatë për ta arritur atë. Një studim i njëmbëdhjetë grave pak mbipeshë i botuar në American Journal of Sports Medicine tregoi se gratë humbën mesatarisht 7.7 kg, ose 10% të peshës së tyre fillestare, pas gjashtë muajsh ecje të shpejtë ditore që gradualisht u rrit në një orë.
Në fakt, sipas studiuesve, ndryshimet në humbjen e peshës filluan të viheshin re pasi gratë ecnin për të paktën gjysmë ore çdo herë.
Gjithashtu në një studim tjetër u zbulua se gratë e shëndosha që ecnin tre ditë në javë për për 1 orë humbën rreth 2.7 kg gjatë një periudhe dymbëdhjetë javore krahasuar me gratë që nuk ecnin.
