Armata izraelite kumtoi se militantët në Rripin e Gazës kanë gërmuar një tunel të thellë disa dhjetëra metra i cili kaloi nën gardhin e sigurisë rreth territorit palestinez i cili u zbulua nga sensorë nëntokësorë.
Disa orë pasi u njoftua, forcat izraelite anti-raketore përgjuan një raketë të shkrepur nga Gaza, kumtoi Armata.
Aeroplanët luftarakë dhe helikopterët gjithashtu u raportua të kenë “goditur infrastrukturën nëntokësore” të grupit militant Hamas.
Për momentin nuk ka raportime për viktima në ndonjë prej sulmeve.
