Zbulohet një pjesë e vogël e asteroidit që zhduku dinozaurët

TË FUNDIT

Një pjesë e vogël e asteroidit që goditi Tokën 66 milion vjet më parë mendohet të jetë gjetur i veshur nga qelibari.

Ky është një ndër gjetjet më befasuese në një “vend fosil”  në Formacionin Hell Creek në Dakodën e Veriut.

Fosilet e zbuluara aty përfshijnë peshq që thithën mbeturina gjatë shpërthimit, një breshkë e çarë nga një shkop dhe eshtër këmbe që mendohet se i përket një dinozauri Thescelosaurus

Ky vend njihet mjaft për fosilet e peshqëve të ruajtura shumë mirë aty.

De Palma, një studiues që është marrë me këto zbulime, mendon se peshqit janë varrosur të gjallë në këtë vend, pasi asteroidi që ka rënë në det ka bërë që uji të ngrihet masivisht e të përplaset në tokë.