Autoritetet në Poloni dhe Gjermani janë ende në kërkim të shkakut së ngordhjes së mijëra peshqve në lumin Oder, pothuajse një muaj pasi vendasit zbuluan shenjat e para të katastrofës ekologjike.
Ata kanë zbuluar disa detaje që së shpejti mund të hedhin dritë mbi misterin. Imazhet satelitore kanë zbuluar përqendrime të rritura të klorofilit në lumin që kalon përgjatë kufirit gjermano-polako, duke sugjeruar një lulëzim algash, që mund të shkaktojë mungesë oksigjeni, shkruan Euronews.
Rajoni gjerman i Ministrisë së Mjedisit të Brandenburgut raportoi nivele të larta të pesticideve, të cilat pala polake i mohon, si dhe rritje të kripësisë së ujit. Nga ana tjetër autoriteti ujor i Polonisë raportoi 282 hyrje të paautorizuara të ujërave të zeza në lumë.
“Ka disa substanca organike dhe inorganike që mund të jenë përgjegjëse. Me të vërtetë duket se është një koktej kimik. Asnjë nga këto substanca vetëm nuk ka çuar në vrasjen e peshkut, sipas gjetjeve tona të deritanishme”, tha Andreas Kübler, zëdhënës i Ministrisë gjermane të Mjedisit.
