Policia e Tropojës në bashkëpunim me efektivë të FNSH-së kanë kryer këtë të mërkurë një seri operacionesh kundër kultivimit të kanabisit. Mësohet se janë gjetur e asgjësuar rreth 640 bimë narkotike.
Sipas policisë bimët ishin të mbjella në katër parcela në tre fshatra të Tropojës, në Lekbibaj, Shoshan dhe Koçanaj.
Në Lekbibaj u zbulua edhe sasia më e madhe e bimëve, rreth 580 rrënjë kanabis. Pjesa tjetër u gjet dhe u asgjësua me anë të djegies në fshatrat e tjerë.
Gjatë operacionit policia ka bërë të mundur edhe arrestimin e një prej kultivuesve, shtetasin Përparim Halilaj, banues në fshatin Koçanaj, si dhe kanë shpallur në kërkim shtetasin Petrit Maltrashi, nga Shoshani.
