Gjendet drogë gjatë bastisjes në Shkup, arrestohet një person

TË FUNDIT

Një 20-vjeçar nga Shkupi është privuar nga liria mbrëmjen e 18 shtatorit, pas një bastisjeje të kryer me urdhër gjykate në shtëpinë e tij në zonën e Draçevës.

Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:45. Nëpunës policorë të Njësitit të Policisë Intervenuese pranë SPB Shkup e kanë privuar nga liria B.C. (20), pasi gjatë kontrollit në banesën e tij është gjetur dhe sekuestruar marihuanë.

Bastisja është realizuar nga nëpunës të Njësitit për Tregti të Palejuar pranë SPB Shkup, në bazë të një urdhri gjykate.

Nga policia bëjnë të ditur se pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë kallëzim përkatës.