Republika e Maqedonisë së Veriut do të ketë vend në Bashkimin Evropian kur të jetë e përgatitur. Për momentin, Bullgaria vlerëson se nuk është e përgatitur, kështu deklaroi ministrja e punëve të jashtme të Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva.
“Diplomacia Bullgare nuk ka mundësi të ndjekë një politikë të një vendi tjetër, të cilin, për fat të keq, ne e shohim në Shkup. Ne jemi anëtare e Bashkimit Evropian”, tha Zaharieva përpara takimit të ministrave në BE, në të cilin pritet të diskutohet për kornizën negociuese për Maqedoninë e Veriut.
Zaharieva shton se Bullgaria vazhdon të jetë mbështetëse e zgjerimit të BE-së dhe për këtë gjë nuk është vetëm deklarative. Ajo i porositi Shkupit të mos heq dorë nga vështirësia e parë me të cilën përballet për rrugën në BE.
