Zaharieva në vetizolim pas takimit në Berlin

TË FUNDIT

Zëvendëskryeministrja dhe ministre e punëve të jashtme të Bullgarisë Ekaterina Zaharieva është në vetizolim dhe pritet rezultati i PCR testit të saj, kumtoi MPJ-ja bullgare.

Ajo është vetizoluar prejse zëvendësministri Petko Dojkov i cili ka qenë pjesë e delegacionit të mbledhjes në Berlin të hënën  me delegacionin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës Federale të Gjermanisë  ka qenë pozitiv  në testin e shpejtë për Covid-19.

Zaharieva  nuk ka simptoma, dhe është në gjendje të mirë  të përgjithshme dhe vazhdon t’i kryejë  detyrat e saj zyrtare. Edhe pse rezultati i testimit të shpejtë  nuk është bazë për karantinë, sërish ajo duhet të izolohet.  Rezultatet e zëvendësministrit Dojkov ende nuk janë konfirmuar  me PCR test, informojnë nga MPJ-ja bullgare.

Përveç Zaharievës dhe Dojkov, në karantinë janë të gjithë anëtarët e  delegacionit bullgar  i cili ishte në Berlin.

Në takim me Zaharievën në Berlin në ftesë të ministrit gjerman për Punë të Jashtme Hajko Mas dhe ministrit për Evropë Mihael Rot morën pjesë edhe zëvendëskryeministri për Çështje evropiane Nikolla Dimitrov dhe shefi i diplomacisë Bujar Osmani.

Nga SÇE dhe MPJ tani për tani nuk ka informata nëse edhe ndonjë anëtar i delegacionit të Maqedonisë që ishte në Berlin do të duhet të shkojë në vetizolim.