ZAEVI INTERVISTË PËR GAZETËN GJERMANE: "E DIMË SE SI KA IKUR GRUEVSKI"

TË FUNDIT

Në një intervistë për gazetën gjermane “Frankfurter Algemaine Cajtung”, kryeministri Zoran Zaev ka thënë se e di si ka ikur ish-kryeministri Nikola Gruevski. Zaevi pohon se i di hapat e lëvizjes së ish-kryeministrit në orët kyçe të arratisjes së tij nga vendi. Siç thotë ai, Gruevski me një ashensor ka hyrë në bodrumin e ndërtesës në të cilën ka jetuar, kurse pastaj është fshehur në bagazhin e veturës që e çoi jashtë vendit. Në Shqipëri, menjëherë pasi e ka kaluar kufirin, e ka pritur një makinë diplomatike hungareze, ka deklaruar Zaev. Teza e Zaevit ende nuk është konfirmuar nga Prokuroria. Tani për tani askush zyrtarisht nuk jep përgjigje – në cilin vendkalim kufitar të Maqedonisë ka kaluar Gruevski. Vetëm dihet se përmes Shqipërisë, Malit të Zi dhe Serbisë, ka arritur në Hungari.