Zaev: Zv/ministrat dihen deri në fund të javës, Mexhiti: BDI do të udhëheqë me tre komisione në Kuvend

Must Read

Umit Karan rikthehet në krye të FC Shkupit

Umit Karan rikthehet në krye të skuadrës së Shkupit. Karan sot e ka marrë drejtimin e FC...

BDI në Qeveri nuk e zgjodhi LSDM-ja por qytetarët – tha Muhamed Zekiri në ClickPlus!

I pyetur nëse LSDM-ja duhej të bënte koalicion me BDI-në edhe pse në fushatë zgjedhore kishte një...

Zekiri thumbon zv/Ministrin Ilir Hasanin, shpejtoi me statusin në Facebook, është herët për kafe në Prishtinë derisa numrat janë në rritje!

“Unë gjykoj se ishte i përshpejtuar statusi i zv/ministrit të Shëndetësisë, se së shpejti do të pimë...
- Advertisement -

Deri në fund të kësaj jave do të kemi emrat e zv/ministrave paralajmëroi kryeministri Zoran Zaev. Ai tha se këtyre ditëve në Kuvend do t’i dorëzoj propozimet për postet e zv/ministrave, ndërsa shtoi se disa deputetëve ka ndërmend t’ju ofrojë vende udhëheqëse në disa poste në shtet.

 “Pas festës, më së voni deri në fund të javës dua t’i dorëzoj propozimet në Kuvend, dhe me pas Kuvendi vendos se kur do të thërrasë seancë. Veç më kemi filluar së bashku me ministrat t’i verifikojmë edhe sekretarët shtetëror sepse se është një fushë specifike dhe ka kushte të veçanta ligjore dhe besoj se deri në fund të shtatorit do t’i vendosim ose do të emërojmë funksionarë të ri të gjitha institucionet në që lidhen me pushtetin ekzekutiv. 10.33-38 Kam ndërmend një pjesë të deputetëve të cilët t’ju ofroj poste udhëheqëse në shtet”, deklaroi kryeministri Zoran Zaev.

- Advertisement -

Zaev shtoi se shumica parlamentare në Kuvend është stabile dhe pret që me dialog të mirë  shumica parlamentare të rritet.

Ndërkaq gjatë këtyre ditëve duhet të caktohet seanca plenare për formim të trupave të punës, tha koordinatori i grupit parlamentar të Bashkimit Demokratik për Integrim, Izet Mexhiti, ndërsa nuk konfirmoi se nëse ka marrëveshje për Komisionin për çështje evropiane. Ai tha se sipas numrit të deputetëve nga 8 komisione do tu takojnë LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së, BDI-ja do të udhëheqë me 3 komisione derisa Alternativa dhe Aleanca për Shqiptarët do të udhëheqin me dy.

- Advertisement -

 “Nga 8 komisione kanë LSDM-ja dhe VMRO-DPMNE-ja, ne kemi 3 komisione, Aleanca dhe Alternativa kanë 2 komisione. BDI-ja do të udhëheqë me tre komisione dhe e dimë se ajo do të jetë në përputhje me kompetencat e kryetarit të Kuvendit i cili udhëheq me Komisionin Kushtetues. Do të udhëheqim edhe me Komisionin për shëndetësi, dilema është se a do të udhëheqim me Komisionin për çështje evropiane apo arsim por cilido që të jetë ne do të japim kontributin tonë. Nuk shoh ndonjë problem, mendoj se do të zgjidhet këtë javë”, potencoi Izet Mexhiti nga BDI.

Për shkak se ende nuk janë formuar komisionet, nuk mund të punojë as Kuvendi sepse të gjithë ligjet duhet të kalojnë në debat edhe në trupat e punës. Kështu që, ende priten të sillen ndryshimet e Ligjit për arsim fillor dhe të mesëm, me çka do të rregullohet prolongimi i vitit shkollor më 1 tetor, në vend të 1 shtatorit, si dhe shkurtim i orëve të mësimit për 10 minuta. Para ca ditësh nga Kabineti i kryeparlamentarit, Talat Xhaferi, informuan se pas arritjes së marrëveshjes do të thirret seancë për formimin e komisioneve.

- Advertisement -

Umit Karan rikthehet në krye të FC Shkupit

Umit Karan rikthehet në krye të skuadrës së Shkupit. Karan sot e ka marrë drejtimin e FC Shkupit, pas largimit të trajnerit...

BDI në Qeveri nuk e zgjodhi LSDM-ja por qytetarët – tha Muhamed Zekiri në ClickPlus!

I pyetur nëse LSDM-ja duhej të bënte koalicion me BDI-në edhe pse në fushatë zgjedhore kishte një retorikë të nxehtë, Muhamed Zekiri...

Zekiri thumbon zv/Ministrin Ilir Hasanin, shpejtoi me statusin në Facebook, është herët për kafe në Prishtinë derisa numrat janë në rritje!

“Unë gjykoj se ishte i përshpejtuar statusi i zv/ministrit të Shëndetësisë, se së shpejti do të pimë kafe në Prishtinë dhe ndodhi...

Rita Ora luan në “Twist”, u publikua traileri i filmit

Sukseset e artistes kosovare me famë ndërkombëtare, Rita Ora nuk po kanë të ndalur. Përveç sukseseve në muzikë dhe bashkëpunimit me brende...

Provokim i radhës i Muhamed Zekirit ndaj BDI-së? Arbër Ademi fajtor për gjendjen në arsim

Nënkryetari i LSDM-së, Muhamed Zekiri sonte në emisionin ClickPlus në TV21 kritikoi ashpër ish-ministrin e Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi nga radhët...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -