Zaev: VMRO për 11 vjet shkatërroi Ohrin, kryetari i komunës nuk do të hezitojë për rrënimin e objekteve të egra

TË FUNDIT

Ndërtimet pa leje rreth liqenit të Ohrit kanë rrezikuar këtë vend turistik që UNESKO ta vendos në “listë të zezë”. Komiteti i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s po zhvillon debat, derisa po vërehen shumë dilema.
Kryeministri Zaev tha se pavarësisht si do të jetë vendimi ai do të respektohet. Ai fajësoi VMRO-DPMNE-në, duke thënë se për 11 vjet kanë shkatërruar çdo gjë në Ohër dhe se tani nuk mund për shkurt kohë ta kthejnë në gjendje normale.

“Ajo që është shkatërruar për dekada, në fakt edhe nga krijimi i mbrojtjes së UNESCO-s e deri më sot dhe në 11 vitet e fundit nën udhëheqjen e VMRO-DPMNE me gjithë megalomaninë, gjithë neglizhencën, është me të vërtetë një periudhë e vogël për të kthyer gjithçka në normale. Vendimi ishte i shpallur dhe mua edhe kryetarit të Ohrit edhe të Strugës edhe të Debërcës dhe ajo ishte se mbrojtja e UNESKO-s rreth liqenit të Ohrit do të vendoset në rrezik”, tha Zaev.

Konstantin Georgieski, kryetari i Komunës së Ohrit, tha se nuk do të hezitojë me rrënimin e ndërtesave të paligjshme.

“Nëse kemi një periudhë shtesë prej dy vjetësh, ne do të vazhdojmë të punojmë edhe më me përgjegjësi, madje edhe më me guxim për zbatimin e rekomandimeve dhe të gjitha detyrat që na i kanë dhënë që të zbatojmë të gjitha rekomandimet e UNESKO-s .(NGJITJE) Ajo që është në kompetencën tonë si komunë është harmonizimi i planeve të detajuara urbanistike, largimi i ndërtesave të ndërtuara në mënyrë të paligjshme. Ne kemi treguar vendosmëri dhe se nuk hezitojmë në lidhje me heqjen e ndërtesave të paligjshme, kështu që ne do të vazhdojmë”, tha Georgievski.

Komiteti i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s dje shtyu votimin për statusin e rajonit të Ohrit për shkak të mungesës së konsensusit, nëse ky rajon duhet të përfshihet në listën e trashëgimisë botërore të rrezikuar. Miratimi i projektvendimit u pezullua pasi delegacioni norvegjez shprehu pakënaqësinë me ndryshimet e propozuara në Bosnjë dhe Hercegovinë, të cilat i japin vendit dhe Shqipërisë një periudhë shtesë prej dy vjetësh për të vepruar mbi rekomandimet e UNESCO-s dhe më pas të vendosin nëse rajoni do të jetë i rrezikuar në Listën e Trashëgimisë Botërore.