ZAEV: VENDI U SHPËTUA NGA QËLLIMET E KËQIJA, ASH PYET KUVENDIN SE KU MBETI GURI I 27 PRILLIT

TË FUNDIT

Një vit më parë partia e Ziadin Selës, në shenjë simbolike vendosi një gur në përkujtim të 27 prillit. Por sot kjo parti hodhi akuza ndaj kreut të Kuvendit Talat Xhaferi, pasi sipas tyre u kishte premtuar se guri do të qëndrojë gjatë gjithë kohës në këtë vend.

“Ku mbeti premtimi ku mbeti guri pse nuk u vendos në hyrje të kuvendit. Ai gur dhe kjo ditë shënon ditën e mbrojtjes së demokracisë dhe të vlerave demokratike. Shënon ditën historike të kthimit të këtij vendi për në NATO dhe BE. Mbron edhe vlerat e demokracisë. Mirëpo ajo ditë simbolizon edhe ikjen e Ali Ahmetit, për arsye se në ditët kur vendosej për ardhmërinë e vendit, ai nuk ishte aty” Bujare Abazi, Nenkryetare ASH-së

Në dyvjetorin e natës së përgjakshme në Kuvend, kryeministri Zaev Zaev, tha se 27 prilli është alarm dhe se pikërisht në këtë ditë vendi u shpëtua nga qëllimet e këqija për pushtetin. Ai shton se më 27 prill para dy viteve, qytetarët e kanë zgjedhur demokracinë dhe rezistuan në rrugën të autokracisë.

“27 prilli kujton edhe për obligimin tonë për të mos lejuar që sërish të shkelen të drejtat dhe liritë e njeriut. 27 prilli kujton për përgjegjësinë tonë, gjakun e derdhur për ta ndaluar të keqen, dhe ta zëvendësojmë me zërin e qytetarëve, i cili thirr të shkojmë përpara” tha kryeministri Zoran Zaev

Nuk ka munguar edhe reagimi i BDI-së ku thuhet se shqiptari nuk e ka zakon ta quaj sakrificë rrahjen në përpjekje për tu larguar nga shokët me të cilët ishin të ngujuar dhe të abuzohet për çdo ditë duke kërkuar vota dhe propagandë me këtë veprim që nuk është fort për lavde.

“Për ne, sakrifica e vërtetë është ajo që shohim çdo ditë në varrezat e dëshmorëve, në krenarinë e veteranëve, në plagët e invalidëve, në përkushtimin e veprimtarëve, në veprat e punëtorëve. Ali Ahmeti mban vulën e çdo arritjeje në këtë vend dhe është shëmbëlltyra e veprimit, ndryshimit, dinjitetit, krenarisë, sakrificës, ndryshimit, arritjeve, dhe të qenurit të barabartë si shqiptar e jo e turbofolklorit episodik pa asnjë përkrahje në Tiranë e Prishtinë, Bruksel e Uashington” thuhet në komunikatën e BDI-së

Por në hyrje të Kuvendi,  përsëri është rikthyer guri i një viti më parë, në përkujtim të ngjarjeve të 27 prillit të 2017.  Për ngjarjet e 27 prillit u miratua ligj për amnisti me të cilin u përgjysmua numri i të akuzuarve mes të cilëve edhe deputetë. Ndërsa u gjykuan 16 persona me gjithsej 211 vjet burg.

PËRGATITI: ZIMER JASHARI