Zaev: Vajza dhe gra heshtja nuk është zgjidhje, unë, ne, shteti jemi këtu për t’ju ndihmuar

TË FUNDIT

Besojmë në shoqëri e cila ofron mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët. Ndërtojmë shoqëri në të cilën secili qytetar, pa dallim të gjinisë, ka qasje të njëjtë në resurse dhe shpërndarjen e tyre të barabartë. Besojmë se që të kemi zhvillim të qëndrueshëm dhe që të kemi parakushte të mira për zhvillim të shtetit dhe demokracisë sonë, me rëndësi është që t’i përfshijmë njëjtë edhe gratë edhe burrat në të gjitha strukturat e shoqërisë, ta shfrytëzojmë kapacitetin e tyre njëjtë, askush të mos lihet pas dore dhe të harrohet. Synimi  ynë është shoqëri e njëjtë për të gjithë dhe e drejtë për të gjithë. Qëllimi ynë është që arrijmë barazi gjinore në vendin tonë, çrrënjosjen e stereotipeve gjinore dhe eliminimin e dhunës në bazë gjinore, ndërsa barazia gjinore të bëhet parim i domosdoshëm në krijimin e politikave në vend.

Këtë e theksoi kryetari i LSDM-së dhe kryeministri Zoran Zaev në paraqitjen e tij onllajn në tribunën “Heshtja NUK është zgjidhje” sonte në Forumin e Grave të LSDM-së në kuadër të 16 ditëve aktivizëm në luftën kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave.

“Për këtë gra dhe vajza ju inkurajoj mos heshtni – heshtja nuk është zgjidhje. Unë, Ne, shteti, institucionet jemi këtu për ju që t’ju ndihmojmë. Unë dhe Ju të gjithë bashkë duhet të luftojmë që ta çrrënjosim dhunën në bazë gjinore, tha kryeministri Zaev në tribunën “Heshtja nuk është zgjidhje” kushtuar aktivizmit kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje.

Ai e theksoi angazhimin e LSDM-së dhe të Qeverisë dhe përmes zgjidhjeve ligjore dhe dokumenteve ndërkombëtare të garantohet mbrojta e grave.

LSDM-ja , theksoi ai, është parti idhtare e konceptit për barazi të plotë gjinore, parti e cila krijon dhe zbaton politika të cilat dukshëm ndihmojnë në përfshirjen më të madhe të grave në jetën shoqërore.

Ne bashkë me gratë në LSDM, nënvizoi Zaevi, e treguam në vepër atë që ishte synim në valën e dytë të feminizmit përmes motos se personalja është politike, përmes veprave dhe politikave konkrete dëshmuam se çka domethënë angazhim i vërtetë dhe luftë e vërtetë e grave në politikë, por edhe në shoqëri. Dëshmi e fundit për atë janë ndryshimet në statutin e LSDM-së, me të cilat LSDM është partia e parë në vend, në rajon dhe një nga partitë e rralla në Evropë, e cila ka barazi të plotë gjinore dhe pjesëmarrje të barabartë të burrave dhe grave në organet dhe trupat e saj të partisë.