Zaev: T’i dëgjojmë rekomandimet e punonjësve shëndetësorë dhe të Sinodit të KOM-it dhe t’i festojmë festat me përgjegjësi

TË FUNDIT

Kryeministri Zoran Zaev e uroi festën e sotme – Uji i bekuar, të gjithë besimtarëve ortodoksë, Sinodit të Kishës ortodokse të Maqedonisë – Arqipeshkvisë së Ohrit dhe të gjithë priftërinjve dhe murgjve në manastiret e  vendit.

“Me këtë festë që festohet në emër të shenjtërimit të ujërave, në emër të pagëzimit të Krishtit në kumin Jordan, kur u paraqit Zoti si pëllumb i bardhë, shenjtërohet gjithçka, uji dhe ajri, natyra dhe të gjitha krijesat, i tërë vendi dhe e tërë gjithësia për pastrim të 

natyrës njerëzore e cila me pagëzim bëhet krijim i ri dhe fillon jetë e re, mundësi e re për ripërtëritje të vlerave të larta universale humaniste që i ndajmë në bashkësinë tonë”, shkroi Zaev në Fejsbuk.

Si asnjëherë deri më tani, vazhdon kryeministri në urim. në kushte të pandemisë me Kovid-19, kjo festë fuqishëm na bën thirrje ta ndriçojmë mendjen tonë, të pastrohet zemra jonë dhe shpirti ynë, në mënyrë që t’i kalojmë me shëndet sprovat e pandemisë.