Kaluan 12 ditë nga tragjedia në Tetovë, ku jetën e humbën 14 pacientë. E kur gazetarët pyesin kryeministrin për dorëheqjet e ministrave dhe dy drejtorëve të Spitalit Klinik në Tetovë, ai thotë se kjo pyetje më është bërë banale. Zaev nuk i ka pranuar dorëheqjet morale, pasi po pret rezultatet e hetimit.
“Me siguri edhe ju e keni vërejtur se e gjithë kjo gjatë gjithë këtyre ditëve u bë banale dhe mendoj se është koha… Përgjegjësi morale , i nderuar gazetar kanë treguar dy drejtorët, ministri dhe zëvendësministri dhe që nga fillimi kam thënë dhe do ta përsërisë, të përfundoje hetimi dhe do ta them qëndrimin tim”, tha Zaev.
Siç është informuar nga MPB, Zaev thotë se, Raporti hetues gjerman për spitalin modular për 10 deri 15 ditë do të jetë gati, ndërsa pret që raporti nga organet tona të jetë gati edhe në periudhë më të shkurtë.
ZORAN ZAEV, KRYEMINISTËR 7124 09. 20- 50
“Dhimbja është e madhe tek të gjithë, pesha është tek të gjithë ne, por nuk mund të shkarkoni ministra, Qeveri, Kuvend për shkak të kësaj dhimbje. Duhet të kujdesemi për thelbin dhe arsyet për atë se çfarë ka ndodhur dhe e dyta duhet të dini se çka pas asaj. A do ta mësojmë dikë që të menaxhojë me korona krizën, me spitalin në Tetovë etj”, shtoi Zaev.
Dokumentacionin për spitalin modular në Tetovë, Prokuroria për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit e ka marrë edhe nga Ministria për Punë dhe Politikë Sociale. Ndërsa ministrja Jagoda Shahpaska deklaroi se deri tani nuk është thirrur në prokurori që të jep dëshmi.
“Të gjithë dokumentacionin që e posedonte Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe që është pjesë e procedurës së hetimit është dorëzuar deri tek institucionet kompetente si në Prokurorinë Themelore dhe Prokurorinë për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Pra të gjitha që kishim i dorëzuam”, tha Shahpaska.
Të premten e kaluar, qytetarët e Tetovës protestuan para Komunës së Tetovës dhe selisë së BDI-së për të kërkuar përgjegjësi dhe dorëheqje të pushtetit për shkak të tragjedisë në Tetovë.
