Lideri i BDI-së dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, sot do të takohen në ora 16 në qeveri. Siç paralajmëroi kryeministri Zaev se në këtë takim do të flasin për rikonstruimin e qeverisë. Zaev theksoi se të gjithë ata që kanë treguar dobësi profesionale do të zëvendësohen me njerëz të tjerë.
“Edhe pse simbolika vjen nga fjala “fshesë”, megjithatë, bëhet fjalë për profesionistë. Flasim për arrogancë, për mosrealizimin e pritjeve nga institucione të caktuara dhe flasim për pamundësinë që të realizohen objektivat që kanë pritur qytetarët. Pra flasim për personalitete, nuk flasim për anëtarë të partive politike apo profesionistëve që janë në qeveri. Ata që kanë treguar dobësi të këtij karakteri, ia vlen që të zëvendësohen me njerëz të tjerë, tha Zaev pas debatit mbi draft tekstin e Strategjisë Kombëtare për Zhvillimin e një Shoqërie të Vetme dhe Multikulturalizmit.
