Zaev: Taksa ekologjike siguron mjete për burime të rinovueshme të energjisë, vetëm me ta do ta ruajmë mjedisin jetësor

TË FUNDIT

Taksa ekologjike është përgjigja për kujdesin e mjedisit jetësor dhe në thirrjen e qytetarëve të ndërmarrim masa lidhur me këtë çështje të rëndësishme, prandaj edhe të gjitha paratë e grumbulluara të kësaj takse do të shkojnë në Fondin ekologjik e cila do të ndihmojë tranzicionin e drejtë nga lëndët djegëse fosile në energjense të burimeve të rinovueshme të energjisë, ka thënë kryeministri Zoran Zaev në intervistën për TV Telma.

Kryeministri Zaev mes tjerash theksoi se qytetarët dhe biznesmenët nuk duhet të jenë të brengosur se kjo masë do të rritë çmimet e karburanteve.

“Këtë masë askush nuk do ta kishte sjellë në kohën e vitit zgjedhor dhe duhet qytetarët ta dinë se ndikimi i kësaj mase nuk do të jetë më i madh se 0,07 për qind. Me rënien e çmimit të naftës në bursat botërore anulohet lartësia e akcizës prej 3 denarë të cilën e sollëm për shkak të zbutjes së pasojave nga KOVID-19 dhe me këtë me të vërtetë nuk pritet ndikim më i madh i çmimit për shkak të taksës ekologjike”, theksoi kryeministri Zaev.

Ai ka shtuar se edhe me vlerën e re të taksës ekologjike për derivatet e naftës, Maqedonia e Veriut edhe më tej ka taksë të ulët për zbatimin deri në fund të parimit “ndotësi paguan” edhe për grumbullimin e mjeteve të nevojshme për marrjen e masave dhe aktiviteteve për mbrojtje dhe përmirësim të mjedisit jetësor.