Zaev sot do të marrë mandatin për formimin e Qeverisë

TË FUNDIT

Presidenti i vendit Stevo Pendarovski, sot do t’ia ndajë mandatin për formimin e Qeverisë, kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev.

Siç informojnë nga Vila Vodno, ndarja e mandatit do të bëhet në ora 12:00 në Vodno.

Ndërkaq Kryetari në largim i Kuvendit, Talat Xhaferi dje paralajmëroi se sot do të vazhdojë seanca konstituive për zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit. Por këtë mëngjes nga pres-shërbimi i Kuvendit, informuan se vazhdimi i seancës konstituive nuk do të mbahet për shkaqe objektive familjare të kryesuesit të Kuvendit, Talat Xhaferi./TV21