Zaev reagon ndaj aksionit të policisë në Strumicë

TË FUNDIT

Ish-kyeministri dhe kryetari i LSDM-së Zoran Zaev ka reaguar për ngjarjen e mbëmshme në Strumicë ku në një depo ku po paketoheshin pako humanitare, si donacion nga familja Zaevi, hynë efektivët e policisë dhe një prokuror publik.

“Kërkoj përgjegjësi për skandalin që mbrëmë vonë ndodhi në Strumicë, ku përmes keqpërdorimit të policisë dhe institucioneve shtetërore, VMRO-DPMNE, Naqe Çulev dhe Hristijan Mickoski u përpoqën të pengojnë aksion humanitar dhe dolidar si ndihmë për bashkëqytetarët e mi” ka shkruar Zaev në Facebookun e tij.

Ai pret që instiucionet kompetente të hetojnë rastin dhe të ndërmarrin masa për fajtorët.

“Kanë mbajtur vullnetarë të rinj në stacion policor, u janë kërcënuar, vetëm se dikush mori detyrë partiake dhe i pengon solidariteti. Ky është tipar jonjerëzor nga një regjim që me kohë e kemi mundur bashkë me qytetarët. Prandaj dhunuesit e tillë partiak duhet të mbajnë përgjegjësi” thotë Zaev./TV21

Барам одговорност за скандалот што доцна ноќеска се случи во Струмица, каде преку злоупотреба на полиција и државни…

Gepostet von Zoran Zaev am Donnerstag, 30. April 2020