Zaev Ramës dhe Vuçiqit: Me mua është kryeministri i ardhshëm, miku im Kovaçevski

TË FUNDIT

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në mbledhjen e sotme në Tiranë në kuadër të iniciativës “Ballkani i Hapur” i ka prezantuar Dimitar Kovaçevskin, presidentit serb Aleksandar Vuqiç dhe kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, shkruan TV21. Zave siguroi të pranishmit se Kovaçevski si kryeministër i ardhshëm do të vazhdojë të mbështes këtë nismë rajonale.

“Dua të theksoj se me mua këtu sot është kryeministri i ardhshëm. Miku i im i mirë, Dimitar Kovaçevski. Ai është zëvendës ministër i Financave në Qeverinë tonë, i cili është plotësisht mbështetës i iniciativës “Ballkani i Hapur”, sepse siç e përmendi, kjo i jep vetëm benefite qytetarëve nga Maqedonia, shtetasve tanë në Maqedoninë e Veriut dhe të gjithë rajonin”, tha mes tjerash Zaev.