Zaev pranon se do të ketë krizë energjetike! Çmimi i rrymës nuk do të rritet deri në fundvit

TË FUNDIT

Është e garantuar se deri në fund të vitit nuk do të ketë shtrenjtim të rrymës elektrike dhe krizë energjetike, thotë kryeministri Zoran Zaev, por se çfarë do të ndodhë pas vitit të ri nuk dihet, shton ai, duke pranuar se do të ketë krizë energjetike dhe se shteti qytetarëve do t’u gjendet pranë.

 “Po do të ketë krizë. Shoh miku im dhe kolegu nga Shqipëria Edi Rama alarmoi, po alarmoj edhe unë. Kriza energjetike do të vërehet, çmimet janë të larta, por të presim javët dhe muajt e ardhshëm. Të shohim si do të shkojnë gjërat, ndërsa shteti është këtu për të ndihmuar”, deklaroi kryeministri i vendit, Zoran Zaev.

Kryetari i KRRE-së, Marko Bislimovski tha se krizë energjetike ka në gjithë Evropën. Sipas tij në momentin që do të rritet furnizimi me gazin natyrorë nga Rusia, do të stabilizohet edhe çmimi i gazit dhe me këtë edhe çmimi i energjisë elektrike.

 “Sa i përket krizës energjetike, në pjesën më të madhe ekziston problem me çmimet e energjisë elektrike dhe të gazit natyror në të gjitha vendet në Evropë. Në pjesën e furnizimit së energjisë elektrike, energji elektrike ka me çmime më të larta. Në periudhën që vijon mund të pritet që disa shtete të caktuara prodhimin e tyre do ta shfrytëzojnë për vete, por përsëri do të ketë transaksione të energjisë elektrike”, potencoi kryetari i KRRE Marko Bislimovski.

Komisioni Rregullator ka vendosur për çmime të reja të derivateve të naftës, të cilat nga mesnata do të shtrenjtohen për dy deri në dy denarë e gjysmë. Çmimet e reja do të zgjasin deri të hënën e ardhshme.

Lista e çmimeve të reja:

-Eurosuper BS-95: 75,5 denarë për litër.

-Eurosuper BS-98: 77,5 denarë për litër.

-Eurodizeli: 67.5 denarë për litër

Rritja e re e çmimit të derivateve të naftës shpjegohet nga KRRE me rritjen e çmimeve të naftës në bursat botërore në shtatë ditët e fundit. 

MARKETING I PAGUAR POLITIK