Kryeministri Zoran Zaev pranim-dorëzimin e vaksinave e vlerësoi si akt të solidaritetit të madh, miqësisë dhe ndihmës së parë nga populli vëllazëror serb për popullin maqedonas dhe akt të sinqertë të miqësisë.
“Iniciativa është e presidentit Vuçiq me të cilin rregullisht kemi komunikim dhe dëshiroj ta falënderoj atë dhe kryeministren Bërnabiq dhe të gjithë njerëzit të cilët punonin gjatë gjithë këtyre ditëve. Sipas gjitha gjasave për herë të parë ndodh që të merret një leje e këtillë nga “Fajzer” e cila sipas gjitha gjasave do të nënkuptojë shumë ndihmë kudo në botë përmes këtyre akteve të solidaritetit”, tha Zaevi.
Kjo, shtoi, është dërgesa e parë, ndërsa këto ditë do të mbërrijnë edhe vaksinat e tjera.
“Është shumë me rëndësi që vaksinat e para në vendin tonë mbërrinë pikërisht nga Serbia mike dhe vëllazërore dhe të cilat do t’i mbulojnë të gjithë punonjësit shëndetësorë – mjekë, infermiere dhe të gjithë ata që punojnë në qendrat e kovidit përgjatë vendit”, potencoi kryeministri.
Theksoi se kufijtë me Serbinë janë të hapura për shkak të iniciativës e cila ekziston në Ballkanin Perëndimor për rritjen dhe avancimin e bashkëpunimit rajonal të cilën disa e quajnë “mini shengen”.
“Sido që ta quajnë ai është pasqyrim i miqësisë dhe bashkëpunimit. Më 24 shkurt me presidentin Vuçiq dhe kryeministrin Edi Rama do të nënshkruajmë marrëveshje dhe memorandume në disa sfera për ndihmë të ndërsjellë. Bashkëpunimi ynë po rritet, ndërsa këtë duhet ta dinë edhe populli maqedonas dhe serb sepse punojmë që të jetë më mirë për të dy popujt”, theksoi Zaevi.
