Kryeministri Zaev, në një intervistë për TV21, tha se përfaqësuesit nga Bullgaria nuk e ndoqën Forumin e Prespës për Dialog. Sipas tij kjo nuk është porosi e mirë.
“Ftesë kemi dërguar edhe kur filloi organizimi i Samitit. Kishim njoftim që do të ketë përfaqësues këtu, por fatkeqësisht ata nuk erdhën. Do t’i shohim arsyet, ne nuk kemi përgjigje. Me siguri do të shohim më vonë cilat ishin arsyet, por nuk është një mesazh i mirë” tha Zaev për TV21.
