Zaev për TV21: Mesazhi kryesor nga Forumi i Prespës është se ne jemi të respektuar nga e gjithë bota

TË FUNDIT

Kryeministri i vendit, Zoran Zaev në një intervistë për TV21, theksoi se mesazhi kryesor nga Forumi i Prespës është se ne jemi të respektuar nga e gjithë bota. Ai tha se shumë mesazhe janë dërguar përmes Forumit të Prespës.

“E para është se Maqedonia e Veriut është eksportuese e vlerave demokratike, vlerave evropiane, dëshmi se përmes marrëveshjeve të së kaluarës, përfshirë edhe Marrëveshjen e Prespës dhe Marrëveshjen për Fqinjësi të Mirë, tregojmë si e forcon stabilitetin në Ballkan, zhvillimin e miqësive të ndërsjella, bashkëpunimin ekonomik dhe integrimin evropian”, tha Zaev.

 Zaev mes tjerash potencoi se mesazhi i dytë është se ne jemi të respektuar nga e gjithë bota demokratike.