Zaev për TV21: Këtë javë nuk mund ta mbajmë takimin me opozitën shqiptare

TË FUNDIT

Këtë javë nuk do të mbahet takimi mes pushtetit dhe opozitës shqiptare për ligjin për shtetësinë, bëri të ditur për TV21, kryeministri Zaev. Ai tha se shtyrja bëhet për arsye shëndetësore por nuk specifikon se të kujt, duke shtuar se takimi do të mbahet javën e ardhshme.

 “Ka arsye shëndetësore të njerëzve që duhet të jenë të pranishëm në takim. Andaj në vend të ditës së nesërmes ose së premtes, do të jetë në fillim të javës së ardhme, me shumë gjasa të hënën. Kemi tashmë propozimet tona dhe mendojmë, të paktën nga ana jonë, se do të gjendet zgjidhje në drejtim të qëllimit që dëshiron të arrijë Aleanca-Alternativa për marrjen e shtetësisë nga qytetarët”, tha kryeministri Zaev për TV21.

TË NGJAJSHME