Zaev për koalicionet: Do të kemi përkrahje të ndërsjellë me BDI-në, por edhe me Besën

TË FUNDIT

Koalicioni me BDI-në për zgjedhjet lokale është shumë fleksibil dhe 100% për vendin tonë, me qëllim që të kujdeset edhe për partitë më të vogla politike, me deputetë ose me vota nga zgjedhjet paraprake.

Në këtë mënyrë lideri i LSDM-së, Zoran Zaev e arsyetoi marrëveshjen me Ali Ahmetin për koalicionin e përbashkët për zgjedhjet lokale.

Siç tha ai, BDI-ja është partneri më i madh i  koalicionit, por marrëveshje për përkrahje në lidhje me kandidatët për kryetarë komunash do t’i ofrohet edhe Besës por edhe partive të tjera më të vogla që janë pjesë e koalicionit “Mundemi”.

“Koalicioni me BDI-në do të thotë dalje e përbashkët në zgjedhjet lokale që do të caktohet varësisht nga kandidatët. Mund të ndodhë diku të vendosim t’i përkrahim kandidatët e BDI-së ose BDI-ja të vendosë t’i përkrahë kandidatët e LSDM-së ose të koalicionit Mundemi. Diku do të shkojmë me përkrahje në rrethin e dytë, për shkak se do të kemi kandidatë tanë por edhe të tyre. Diku do të japim shans të shkojnë kandidatët e partive më të vogla dhe nuk do të ishte në rregull që  BDI-ja të na përkrahte që në rrethin e parë ose anasjelltas, kur kemi për shembull kandidatë nga BESA, nga partitë serbe, turke etj.. Qëllimi është që t’u japim mundësi procedurave demokratike, qytetarët të jenë ata që do t’i udhëheqin koalicionet përfundimtare”, tha Zaev.