Zaev parashtroi propozimin dhe programin për punën e Qeverisë së re në Kuvend

TË FUNDIT

Mandatari dhe kryetari i LSDM-së Zoran Zaev sot deri tek Kuvendi dorëzoi propozim qëndrim dhe program për punën e Qeverisë së re.

Ai tha se Qeveria e re do të jetë stabile, efikase dhe përgjegjëse e cila do t’i garantojë përcaktimet strategjike gjegjësisht anëtarësimin në NATO dhe BE, marrëdhënie të mira ndërfqinjësore, përballje me koronavirusin, energjinë e re dhe rritje më dinamike ekonomike, si dhe shtet efikas juridik.

“19 ministra janë me mua të gjithë do të angazhohemi për të ecur përpara, do të punojmë edhe më shumë edhe më mirë, do t’i kërkojmë secilit prej jush të marrë pjesë për një të ardhme më të mirë”, u shpreh Zaev.

Mandatari Zoran Zaev dhe përbërja e re qeveritare para gazetarëve

Mandatari #ZoranZaev dhe përbërja e re qeveritare para gazetarëveМандатарот #ЗоранЗаев и новиот состав на Владата пред новинарите

Gepostet von TV21 am Mittwoch, 26. August 2020