Kryeministri Zoran Zaev thotë se nuk e shqetësoi kundërshtimi i drejtorit të Inspektoratit Shtetëror të Tregut Stojko Paunovski, të cilin dje e shkarkoi Qeveria, por, siç tha ai, i pengon hidhërimi dhe refuzimi për të zbatuar ligjin i cili i referohet shpërndarjes së administratorëve të punësuar në përputhje me Marrëveshjen e Ohërit.
“Më vjen keq për komentet që më ka penguar kundërshitimi. Kundërshtimi është me të vërtetë vlerë dhe kur vjen nga një institucion është gjithashtu vlerë, por hidhërimi dhe moszbatimi i Vendimit të Qeverisë dhe vendosja etike e përcaktuar në një normë të quajtur Kodi i Etikës nuk është”, tha Zaev duke iu përgjigjur pyetjes nga deputetja e VMRO-DPMNE, Gordana Siljanovska-Davkova në lidhje me shkarkimin e Paunovskit.
Sipas kryeministrit Zaev, drejtori i ISHT-së Paunovski nuk pranoi të komunikonte dhe se nëse kishte ndonjë vërejtje dhe argumente ai duhej t’i kishte orientuar ato me anëtarët e Qeverisë.
