Zaev, Nikollovski dhe Filipçe gjobiten me nga 50 euro nga MPB

TË FUNDIT

Ministria e Punëve të Brendshme me nga 50 ka gjobitur kryeministrin Zoran Zaev, Ministrin e Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe Zv/kryeministrin për luftën kundër korrupsionit, Lupço Nikollovski.

Që të tre janë gjobitur nga MPB-aj me nga 50 euro secili, pasi që nuk kanë pasur helmeta të vendosura gjatë vozitjes së motoçoikletave.

Zaev, Nikollovski dhe Filipçe para tre ditëve u ndaluan në bulevardin “Goce Dellçev” afër Qeverisë.