Në prag të 100 vjetorit të lindjes së Bllazhe Koneskit, ngjarje e cila është regjistruar në kalendarin e UNESKO-s për vitin 2021, kryeministri Zaev, së bashku me ministren e Kulturës Irena, vizituan shtëpinë ku ka lindur shkrimtari, akademiku dhe profesori Koneski.
“Jeta dhe vepra e Koneskit lidhen edhe me lindjen e shtetësisë maqedonase, me çka është realizuar ëndrra shekullore e shumë gjeneratave të cilat e ushqyen dhe morën pjesë në realizimin e asaj ëndrre. Koneski i lidhi aspiratat e paraardhësve të tij, Racin, Misirkov, Milladinovci dhe shumë rilindës të tjerë të cilët e pranuan dritën e misionit të Shën Kirilit dhe Metodit, Shën Klimentit dhe Naumit, dritën të cilën ata ua dhuruan popujve sllavë në Evropë”, deklaroi Zoran Zaev – Kryeministër i Maqedonisë së Veriut.
