Zoran Zaev edhe sot ka folur për kandidaturën e pavarur të Maksim Dimitrievskit për kryetar të Kumanovës, edhe përskaj se LDSM-ja ka publikuar kandidatin e tij.
“Në Kumanovë do të fitojë ai që ka fituar 30 vjet dhe ajo është Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë”, tha Zaev.
Tha se Kumanovën do të marrin që në rrethin e parë.
“Kemi gjasë që në rrethin e marrë të fitojmë besimin e qytetarëve”, tha më tej Zaev, transmeton TV21.
Ka deklaruar se nuk i pengon përcaktimi i Dimitrievskit, edhe pse do të kandidojë si i pavarur, nuk do të largohet nga LSDM-ja.
Dimitrievski e shpalli kandidaturën e pavarur ende pa e publikuar LSDM-ja emrin e kandidatit të saj.
LSDM për kandidat ka Oliver Ilievskin./TV21
