Zaev në drekë pune me presidenten greke Sakelaropulo në Athinë

Must Read

470 milionë euro për pakon e katërt ekonomike, kryeministri Zaev e prezantoi pakon e re me 31 masa të veçanta

https://youtu.be/kdQaabZ9t-o Masa e parë është që të vazhdohet me pagesën e subvencionimit...

Rajoni pa teste PCR, kur? Filipçe: Ballkani Perëndimor bashkë me Bullgarinë dhe Greqinë, t’i hapin kufijtë

https://youtu.be/Ql7l3wD1pms Ende po pritet përgjigjja prej disa vendeve fqinje lidhur me idenë...

Subvencionim rrogash ka, sepse ka diskriminim?! Zaev premton se plani i ri do të jetë i barabartë për të gjithë!

https://youtu.be/el41cQQ9pYk Plani i Qeverisë që të inkurajojë dhe do të bashkëpunojë me...
- Advertisement -

Kryeministri Zoran Zaev, në kuadër të vizitës dyditëshe të punës në Athinë, sot do të realizojë takime me presidenten e Greqisë, Katerina Sakelaropulu, me kryeministrin greke, Kiriakos Micotakis, si dhe me liderin e SYRIZA-s opozitare, Aleksis Cipras, ndërsa sot në mëngjes do të marrë pjesë në panel diskutimin për Ballkanin Perëndimor të “Ekonomist”, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Takimi me Sakelaropulu është caktuar për në orën 12:45 sipas kohës lokale, ndërsa nga pallati presidencial, Zaev do të niset në drekë pune me kolegun e tij grek, ndërkaq në orët e mbrëmjes, do të takohet me liderin e SYRIZA-s.

- Advertisement -

Lidhur me takimin me Micotakisin, sipas asaj që të hënën e paralajmëroi zëdhënësi i Qeverisë greke, Stelios Pecas, pritet të bëhet fjalë për perspektivën evropiane të vendit tonë, për marrëdhëniet bilaterale, si dhe për implementimin e Marrëveshjes së Prespës.

Paradite, në rajonin Lagonisi, në pjesën lindore të Atikës, në fillim të ditës së dytë të konferencës së Ekonomist – “Tryeza e 24-t e rrumbullakët me Qeverinë greke”, Zaev, së bashku me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, do të marrë pjesë në panel diskutimin kushtuar Ballkanit Perëndimor.

- Advertisement -

Në agjendë janë zgjerimi i BE-së dhe hapat e ardhshëm, reformat që duhet të zbatohen, tregtia dhe investimet, përderisa për perspektivën politike do të flasin ish-ministrat e jashtëm të Greqisë, Dora Bakojani dhe Jorgos Katrugallos, të cilët tani janë deputetë, nga Demokracia e re, përkatësisht SYRIZA.

Zëvendëskryetari i Qeverisë, i angazhuar për çështje evropiane, Nikolla Dimitrov dhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, të cilët e shoqërojnë kryeministrin Zaev gjatë vizitës në Athinë, do të kenë program të posaçëm dhe takime me kolegët e tyre grekë.

- Advertisement -

Dimitrov do të takohet me ministrin alternativ të Punëve të Jashtme të Greqisë, i angazhuar për çështje evropiane, Militiadis Varviciotis në orën 16:00 sipas kohës lokale, ndërsa Osmani do të realizojë takim pune me shefin e diplomacisë greke, Nikos Dendias, me të cilin do të takohet edhe Dimitrovi.

Dhe ndërkaq dita e dytë e vizitës në Athinë është e karakterit politik, dje , kryeministri Zaev bisedoi për energjetikën dhe interesin e Maqedonisë së Veriut të kyçet në ndërtimin e terminalit për gaz të rrjedhshëm natyror në afërsi të qytetit grek Aleksandupoli, si pikë e re, e pavarur hyrëse për furnizim me gaz natyror në Evropën Juglindore, në takimin me Hristos Kopeluzos, drejtor ekzekutiv i grupacionit “Kopeluzos”, që është aksionar themelues i kompanisë “Gastrejd”.

Në takim, i cili u realizua me ftesë të “Gastrejd” mori pjesë edhe zëvendëskryeministri i angazhuar për çështje ekonomike, koordinim të resorëve ekonomik dhe investime, Fatmir Bytyqi, dhe përfaqësues të lartë të kompanisë, prej ku i shprehën mbështetje Republikës së Maqedonisë së Veriut të jetë pjesë e projektit për ndërtim të stacionit lundrues, 17 kilometra larg Aleksandrupolit për deponim të përkohshëm dhe gazifikim të gazit të rrjedhshëm natyror, me kapacitet prej 170.000 metrave kub dhe mundësi për furnizim me gaz natyror prej mbi 5,5 miliardë metra kub.

Me këtë projekt krijohet mundësia për furnizim të përhershëm dhe stabil me gaz natyror për vendin tonë, i cili, njëkohësisht do të bëhet pikë nga e cila më pas gazi do të distribuohet edhe më gjerë në rajon, dhe në vendet të cilat treguan interes./MIA

- Advertisement -
  • Tags
  • 2

470 milionë euro për pakon e katërt ekonomike, kryeministri Zaev e prezantoi pakon e re me 31 masa të veçanta

https://youtu.be/kdQaabZ9t-o Masa e parë është që të vazhdohet me pagesën e subvencionimit të rrogave në ekonomi me...

Rajoni pa teste PCR, kur? Filipçe: Ballkani Perëndimor bashkë me Bullgarinë dhe Greqinë, t’i hapin kufijtë

https://youtu.be/Ql7l3wD1pms Ende po pritet përgjigjja prej disa vendeve fqinje lidhur me idenë për hapjen e kufijve në...

Subvencionim rrogash ka, sepse ka diskriminim?! Zaev premton se plani i ri do të jetë i barabartë për të gjithë!

https://youtu.be/el41cQQ9pYk Plani i Qeverisë që të inkurajojë dhe do të bashkëpunojë me sektorin e biznesit, që privati...

Çfarë po bën Kryetari i Butelit? Shumë premtoi, e çdo punë ka ngecur!

https://youtu.be/z5KU2FQ84AE “Pyes! Pse nuk është ndërtuar objekti i ri shëndetësor dhe pse Buteli nuk ka poliklinikë? Qëllim...

Pa rrymë elektrike nesër do të jenë disa pjesë të komunave Studeniçan dhe Gjorçe Petrov

Pa rrymë elektrike nesër do të jenë disa pjesë të komunave Studeniçan dhe Gjorçe Petrov. Siç informoi QRMK pas...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -