Zaev në “Click Plus”: Zgjedhjet më 8 korrik nëse pranon VMRO-DPMNE, nëse jo, atëherë më 5 korrik

TË FUNDIT

Mickoski u pajtua me zgjedhjet në 8 korrik, pohon lideri i LSDM-së, Zoran Zaev. Në edicionin e sotëm të Click Plus, ai tha se në bisedime me të, VMRO-DPMNE propozoi që zgjedhjet të mbaheshin më 15 korrik, LSDM më 5 korrik, por në fund ata patën një marrëveshje gojore që zgjedhjet te mbahen më 8 korrik. Sidoqoftë, vetëm një ditë më vonë, VMRO-DPMNE doli me qendrimin se nuk ka marrëveshje për nje datë te zgjedhjeve, tha Zaev. Sipas liderit të LSDM-së, Maqedonia duhet të ketë institucione funksionale sepse negociatat me BE-në do të zhvillohen në shtator për të hapur kapitujt e bisedimeve. Por, sipas Zaev, kjo është vetëm një nga arsyet pse duhet të ketë zgjedhje në korrik.