Ish kryeministri dhe kreu i LSDM-së Zoran Zaev është deklaruar për pohimet e të akuzuarit Bojan Jovanovski (Boki 13) i cili sot në sallën e gjyqit për lëndën “Reket” tha se Zaev pas pjesëmarrjes në 1TV më 3 prill ka shkuar në zyrën e Bokit dhe i ka treguar se shërbime të huaja po e ndjekin atë (B.Jovanovskin) dhe Katica Janevën, ish kryeprokuroren e Prokurorisë Speciale.
“E para, nuk komentoj deklarata të këtilla sepse janë të pasakta. Gjithsesi se me çdo njeri që jam takuar kam apeluar për punë ligjore, këtë e konfirmoj tani dhe do ta bëj gjithnjë. Nuk mohoj se kam pasur takime me z.Bojan Jovanovski në televizionin kur kemi qenë të ftuar. Çdo kush që ka shkuar atje e ka takuar z.Jovanovski dhe çdo herë kemi komentuar disa situata shoqërore ose çfarëdoqofshin, por nëse ndonjëherë kam komentuar se dikush mund të bëjë veprime joligjore, se ka indicie dhe sa kam dëgjuar diçka, unë gjithnjë këtë e kam thënë sepse ligjet duhet të vlejnë njëjtë për të gjithë” deklaroi Zaev./TV21
🔴 [ВО ЖИВО] Изјава на претседателот на СДСМ, Зоран Заев
🔴 [ВО ЖИВО] Изјава на претседателот на СДСМ, Зоран Заев
Gepostet von TV21 am Donnerstag, 7. Mai 2020
