Zaev: Mickoski vraponte pas meje që të shpallet gjendje të jashtëzakonshme

TË FUNDIT

Kryeministri Zoran Zaev në lidhje me pohimet e VMRO-DPMNE-së se nuk do të votojnë në Kuvend për miratimit e gjendjeve e jashtëzakonshme të shpallura nga presidenti Pendarovski, deklaroi se ky është joseriozitet dhe papërgjegjësi nga VMRO-DPMNE, por siguron se vendi nuk do të ketë krizë kushtetuese dhe as probleme tjera.

-Nëse e mbani mend Mickoski vraponte pas meje që si lider i partisë më të madhe në pushtet të kërkojë gjendje të jashtëzakonshme, por është në rregull nuk është e rëndësishme kush e ka kërkuar. E kemi kërkuar bashkërisht pushtet e opozitë, presidenti Pendarovski na ka dëgjuar, i ka dëgjuar edhe argumentet sepse kemi mbajtur edhe takime dhe e ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme,- deklaroi Zaev.

Zaev tha se gjendja e jashtëzakonshme e fundit e shpallur është 7 ditë me kërkesë të opozitës për shkak të organizmit të zgjedhjeve./TV21