Zaev mban pasaportën – Gjykata Themelore refuzon Prokurorinë

TË FUNDIT

Këshilli Penal i Gjykatës Themelore në Shkup e refuzoi kërkesën e Prokurorisë Publike që t’i merret pasaporta kryetarit të LSDM, Zoran Zaev, si të akuzuarit të katërt në rastin “Puç”.

Po ashtu, Gjykata vendosi që të ndërpritet masa, sipas të cilës Zaev kishte obligim të paraqitet çdo javë në Gjykatën në Strumicë.  Seanca e radhës e Gjykatës për rastin “Puç” është caktuar për të hënën më 5 tetor.

Në këtë rast, përveç Zaevit, të akuzuar janë ish-njeriu i parë i zbulimit shtetëror Verushevski, bashkëshortja e tij dhe dy të punësuar në Komunën e Strumicës, për vepra të spiunazhit dhe dhunës mbi përfaqësues të lartë të organeve shtetërore.