Zaev kërkon dorëheqje nga Çulev për mosveprim të policisë gjatë liturgjisë fetare në Strugë

TË FUNDIT

Dorëheqje të ministrit të Punëve të Brendshme Naqe Çulev kërkoi sot lideri i LSDM-së, Zoran Zaev. Ai në profilin e tij në Fejsbuk e akuzoi Çulevin  për ngjarjet e djeshme në Strugë, kur shumë qytetarë u mblodhën  në liturgjinë fetare, edhe pse janë të ndaluara tubimet masive. Zaev pyet  nëse ministri i Punëve të Brendshme është konsultuar me liderin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski.

Sipas Zaevit,  ajo që strukturat e policisë të udhëhequr  nga Çulev  nuk kanë reaguar dhe kanë lejuar të ndodhin këto  incidente,  ngrit shkallë më të lartë të përgjegjësisë te ai dhe duhet të përfundojë  me  dorëheqjen e tij urgjente.

“A është konsultuar Naqe Çulev  me Mickoskin para se të vendosë  ta rrezikojë shëndetin e qytetarëve? A e detyron Mickoski Çulevin  të organizojë ngjarje  gjatë pandemisë  pa masa mbrojtëse? Mickoski a i ka thënë Çulevit  të mos veprojë gjatë tubimit masiv në Strugë? Mickovski a i ka lejuar Çulevit sulm  ndaj gazetarit? Mickovski a i ka lejuar Çulevit  gjuajtje të bombës së tymit në publik”, pyet lideri i LSDM-së në profilin e tij në Fejsbuk.

Me veprimet e tilla, akuzon Zaev,  kuadrot e VMRO-DPMNE-së sërish na përkujtojnë se te ata nuk ka asnjë pikë turpi, as përgjegjësie.

“Mickovski, Çulev dhe VMRO-DPMNE ndërmarrin hapa të rrezikshëm gjatë krizës shëndetësore. Ata sërish  nisen nga pozita e tyre e përjetshme partiake: sa më keq është për qytetarët, aq më mirë për opozitën. Nuk ka asnjë njeri  të mençur dhe me qëllim të mirë i cili mund ta arsyetojë këtë. Për atë, në sjelljen e tillë skandaloze dhe gjatë veprimeve të tilla katastrofale kundër qytetarëve,  ka vetëm një hap të logjikshëm të cilin Çulev menjëherë  duhet ta ndërmarrë – Dorëheqje!, shkruan Zaev në profilin e tij në Fejsbuk./MIA