Zaev: Ka shumë mundësi që të hënën t’i japim zgjidhje ligjit për shtetësi

TË FUNDIT

Të hënën pritet takimi mes opozitës shqiptare dhe kryeministrit Zaev. Ndonëse ishte paralajmëruar për këtë javë u shty për javën tjetër për arsye shëndetësore. I pyetur nga TV21 se cila do të jetë zgjidhja që do të propozohet nga Qeveria, për ligjin për shtetësi, kryeministri Zaev tha se do të ndihmojnë në kërkesat e opozitës shqiptar që të arrijnë qëllimin. Mes tjerash Zaev vuri në dukje se një zgjidhje përfundimtare mund t’i jepet në takimin e ditës së hënë.  

“Jemi përgatitur si ekzekutiv që të ndihmojmë kërkesat e opozitës shqiptare që të arrijnë qëllimi që të gjithë qytetarët që nuk kanë shtetësi dhe janë qytetarë të vendit tonë të marrin shtetësinë dhe besoj se do të gjejmë një zgjidhje. Siç thash në takimin e fundit ka dal një konkluzion që dëshmitarët nuk janë zgjidhje. Dhe analiza thotë se ku kanë pasur pengesa këto qytetarë. I dimë të gjitha detajet sipas analizave të vitit të fundit të cilat kanë qenë pengesë për marrjen e shtetësisë. Me vetë zgjidhjen ligjore që do t’i plotësojë kërkesat gjegjësisht qëllimet që i ka opozita diçka që Qeveria në vazhdimësi e punon me të gjitha partitë dhe besoj që së bashku do ta arrijmë qëllimin dhe qytetarët që kërkojnë shtetësi të marrin shtetësi. Por t’i japim mundësi takimit të së hënës dhe të gjejmë zgjidhje. Është mirë që ASH-AAA si propozues të ligjit në fund t’i japin edhe zgjidhje. Është shumë e mundshme që zgjidhja të shpallet të hënën”, tha kryeministri Zaev.